“Kisha një të dashur që më thoshte vazhdimisht se nuk do të isha kurrë e suksesshme, nuk do të nominohesha ndonjëherë për një çmim Grammy, nuk do të kisha kurrë një këngë të famshme.
Ai shpresonte që unë të dështoja. E durova shumë herë, derisa i thashë: “Një ditë, kur të mos jemi më bashkë, nuk do të mund të porosisësh dot as një kafe pa më dëgjuar apo pa më parë”.
Lady Gaga lindi në 1986 në Manhattan. Emri i saj është Stefani Germanotta. Që në fëmijëri ajo ishte shumë e apasionuar pas aktrimit dhe muzikës.
Në shkollë ajo ishte një fëmijë i heshtur dhe studionte shumë. Lady Gaga ishte një pianiste e trajnuar në mënyrë klasike dhe filloi të luante piano që në moshën katërvjeçare.
Ëndërronte të bëhej aktore dhe shkoi për audicione. Por fatkeqësisht ajo dështoi në prova, ama nuk hoqi dorë.
Vendosi të ndiqte një tjetër pasion të madh për t’u bërë muzikante. Jeta nuk ishte e lehtë për të, por ajo ishte këmbëngulëse dhe vazhdoi të përpiqej për t’ia dalë mbanë.
Edhe kur njerëzit nuk besonin tek Lady Gaga, ajo i besonte talentit dhe aftësisë së saj. Vazhdoi të punonte shumë dhe jeta ndryshoi kur tërhoqi vëmendjen e menaxherit dhe producentit Rob Fusari pas një performance të saj.
Një zbulim i madh ishte kur ajo performoi një mini set me një piano përpara disa drejtuesve të Island Def Jam records.
Ndërsa Germanotta si një emër arti dështoi, Lady Gaga ishte një sukses i jashtëzakonshëm.
Germanotta përjetoi kritika gjatë gjithë rrugëtimit të saj, por ajo nuk u dorëzua kurrë. Ajo shkoi në skenën e nëndheshme të NYC, duke eksperimentuar, duke punuar me artin e performancës, duke u veshur si një striptiste, duke tërhequr vëmendjen, duke bërë bujë.
Ndërsa mund të hiqte dorë lehtësisht, ajo zgjodhi rrugën e vështirë. Gaga vazhdoi të përpiqej dhe kur dështoi, vendosi të ndryshojë taktikën e saj. Përkushtimi dhe besimi në vete janë asetet kryesore të suksesit të saj.
Disa thënie nga Lady Gaga:
-Kur vendosni të punoni fort, me siguri do të arrini sukses një ditë.
-Kini gjithmonë një plan alternativ në jetë.
-Çdo dështim na çon një hap më afër suksesit, kështu që mos lejoni që refuzimet t’ju demoralizojnë.
-Suksesi nuk është shumë larg kur i besoni plotësisht vetes.
LEXO EDHE: PERFORMANCA QË SHOKOI FANSAT, LADY GAGA TREGON SE QËNDROI BRENDA “VEZËS” PËR 3 DITË