Nga: Marco Giallini
“Herë pas herë ndihem keq të flas për bashkëshorten time që nuk jeton më, por Loredana ka qenë me mua që nga rinia ime. Nuk mundem të mos e përmend. E konsideroj veten time ende të martuar, jo të ve.
Dashuria është diçka ndryshe krahasuar me atë që na tregojnë, ka të bëjë me atë që ndërtojmë me dikë tjetër. Kam dy fëmijë të bukur si dielli, i kanë ngjarë mamasë. I rris me ndihmën e vëllait të gruas sime, si dhe të bashkëshortes së tij, të cilët banojnë një kat poshtë nesh.
Për fat të keq, ata nuk mundën të kishin fëmijë dhe i kanë trajtuar fëmijët e mi sikur të ishin të tyre. Mua më pëlqen një familje e tillë, e thjeshtë, e vërtetë”./bota.al
—————-
Lexo edhe:
FJALËT E FUNDIT TË PRINCESHËS DIANA DHE RRËFIMET E DËSHMITARËVE
Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.
Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997. Në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa tanimë kanë kaluar 24 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.
Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët. Të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes.
Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU