“Fjalët”, këngë e paharruar nga Elton Deda (teksti dhe kënga)

Këngëtar, autor tekstesh dhe instrumentist, Elton Deda qysh në moshë shumë të re filloi të merret me muzikë. I biri i dirigjentit të njohur Ferdinand Deda, për herë të parë para publikut, u shfaq pikërisht me një këngë kushtuar babait të tij.

Si një nga artistët më të njohur në Shqipëri, Elton Deda paraqitjet e para i kishte me grupin “Tingulli i Zjarrtë”.

Në vitin 1993, ai largohet nga ky grup dhe formoi “Aneroid grup”, duke sjellë eksperimente e stile të reja.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin dhe interpretimin brilant nga këngëtari të këngës “Fjalët”, që konsiderohet një nga hitet e Elton Dedës.

Brez i ri,
k’rrusur ecën
diellin vetëm la!
Fjalët,
kan’ harruar,
s’flitet si më parë!

Një mendje falur rrjetesh
dritës blu që vret!
Dhe pagjum’si,
që shpirt’n e lirë e merr!

Një ditë,
një shpresë,
që s’duhet lënë të vdes!
Fjalët,
janë ato, që duhet t’japin jetë!

Ecim,
ecim rrugësh,
diellin kemi pranë!
Dhe atëher’ do t’ them,
se do t’shohim qartë,
shumë qartë!

Botë e re,
në ndryshim, që ndjenjat ka bër’ fli!
Duart,
nuk ndjejnë më,
se diku tjetër rrijnë!

Me kohën rri dhe flas pak,
dhe ajo do kohën e saj!
Dhe fjalë, shumë fjalë,
që na mbajnë kaq pranë!

Një ditë,
një shpresë,
që s’duhet lënë të vdes!
Fjalët,
janë ato, që duhet t’japin jetë!

Ecim,
ecim rrugësh,
diellin kemi pranë!
Dhe atëher’ do t’ them,
se do t’shohim qartë
shumë qartë!

E përgatiti: K. B.- ObserverKult


Lexo edhe:

ELTON DEDA: HUMBËM GJITHÇKA QË DESHËM… (TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult