Fjalimi historik i Esad Mekulit për Çamërinë

esad mekuli Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova… E nëpër kunorë lakmish për ‘limtare- si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë të thellë dhe të ndritshëm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi… -Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova.
Esad Mekuli

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun.

Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta.

Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.”

ObserverKult


esad mekuli Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova… E nëpër kunorë lakmish për ‘limtare- si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë të thellë dhe të ndritshëm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi… -Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova.
Esad Mekuli

Lexo edhe:

Në vazhdim ju sjellim një cikël të zgjedhur poetik nga bardi i letërsisë shqipe, Esad Mekuli.

I VARUNI I KËNDON LIRISË

Gjatë t’ashtuquejtunit  “akcion për mbledhjen e armëve’’, i torturuem për me dorëzue pushkën që nuk e kishte –e vari vetën nji njeri…
Burrat, në kalim, e vjedhin me sy dhe shpejt kalojnë.

– O, ndëgjoni rrëfimin tim në këtë ditë që
                                                            sa po gdhin:

Duert e përgjakuna i ke – më pëshpërisin pa pra.
Nën thoj, i dashtun, aq thumba kush të nguli?
Trupit i gjithë këto plagë, heu kush t’i  ka ba?
Kush në litar, fatzi, qafën ta përkuli?

“A asht kjo, o v’lla ahmarrja jote e vetme, e trueme,
për vuajtjet tona – mjerimin që kurr s’na u nda:
në djersën tonë e gjakun për t’zezat që janë ba,
për  fluturimet në një botë jo vetëm t’andrrueme?’’

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult