Fjodor Tjutçev: Po vuaj prapë….

Po vuaj prapë prej trishtimit,
Me zemër prapë të kujtoj,
Në terr’ e thellë të kujtimit
Fytyrën prapë ta vështroj.

Ajo më ësht’ e paharruar.
Atë e kam përreth përherë
Të largët fort, të pandryshuar
Si yll që ndrit në qiellin sterrë.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult

——————————————————-

Lexo edhe:

RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.

Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi. Puna e bërë me përkushtim e profesionalizëm do të vlerësohej shumë vite më vonë me disa fletushka lavdërimi apo medalje pune, që një Zot e di se kujt i hyjnë në punë! Të paktën, protagonistes, e cila gjithnjë ishte e shënjestruar për t’u larguar nga puna, e që asnjëherë nuk përfitoi si kolegët e saj rritjet e përvitshme të pagave, nuk i vlejtën asnjë kacidhe..

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU