Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka performuar në Metropolitan Opera në Nju-Jork.
Jaho ka risjellë Violetën, në veprën e famshme të Giuseppe Verdit, Traviata, personazhin që e ka ngjitur në skenat më të mëdha botërore, përkrah tenorit Ismael Jordi dhe baritonit Amartuvshin Enkhbat.
Jaho ka ndarë në rrjetet sociale një detaj që i ka dhuruar edhe më shumë emocione gjatë shfaqjes në Nju-Jork.
Një flamur shqiptar teksa publiku duartroket performancën e saj e ka bërë të ndihet edhe më pranë Shqipërisë.
“Publiku i Metropolitanit gjithmonë më bën të ndihem si në shtëpinë time, por kur shikon një flamur shqiptar, ajo ndjenjë dyfishohet. Kushdo që valëviti atë flamur, të falënderoj që më solle një pjesë të zemrës time”, thekson Jaho.
Ermonela Jaho ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju-Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.
Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore./ATSH
Lexo edhe:
“SUKSESI NUK ARRIHET ME LIKES”, ERMONELA JAHO KA NJË KËSHILLË PËR TË GJITHË TË RINJTË
Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, duke folur për Rudina Xhungën në Dritare TV, përcjell një mesazh sa të bukur edhe shpresëplotë, se ëndrrat bëhen realitet kur i ndjek, kur nuk heq dorë prej tyre, kur punon fort për t’i prekur.
“Imja u bë realitet, edhe jotja do të bëhet”, thotë ylli i skenave botërore. Më tej ajo flet edhe për botën e digjitalizimit, duke dhënë një mesazh edhe për brezin e ri ku thotë se suksesin duhet ta masin me punë, jo klikime…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult