Flet aktori i njohur: “Game of Thrones” më ka shkaktuar probleme me shëndetin mendor

Aktori, Kit Harington, ka zbuluar së fundmi për mediat se ka patur kriza nervore gjatë realizimit të serialit “Game of Thrones”.

Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, Kit tregoi se i është dashur të bënte një vit pushim nga xhirimet dhe se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit ka ndikuar në shëndetin mendor, transmeton ‘lapsi.al’.

“Kam pasur probleme me shëndetin mendor gjatë realizimit të serialit. Dhe për të qenë i sinqertë edhe gjatë fundit të tij. Unë mendoj se ato ishin të lidhura me natyrën e serialit dhe atë që kam bërë prej vitesh’”, është shprehur aktori.

LEXO EDHE: Filluan xhirimet e serisë “Game of Thrones: House Of The Dragon”