Flet djali i regjisorit të shquar, Piro Milkani/ Eno Milkani: I kërkova doktorëve të mos vuante…

Piro Milkani

Në një intervistë, me fisnikëri, buzëqeshje në fytyrë dhe forcë, djali i regjisorit të shquar, tashmë të ndjerë, Piro Milkani, Eno Milkani, ka bashkëndarë në studion e Ftesë në 5 të gjitha përjetimet e kësaj humbje.

“Faktori moshë… Një ditë u kthye pasdite nga kafja me shokët, ishte i pafuqishëm pas kafes, pati një virozë. Kjo shkaktoi komplikacione të organeve të tjera. Gjithë çfarë doja ishte të mos vuante në momentin e fundit, sepse kjo do të ishte më e rënda.

I kërkova doktorëve të mos vuante dhe e mora këtë garanci. Në orën 07:50 të datës 24 maj u nda nga jeta paqësisht”, u shpreh Eno Milkani.

Në këtë intervistë të ndjerë, Eno ndau 5 fotografitë e jetës më babanë e tij duke treguar ndër rreshtat e rrëfimit të tij se babai i mësoi të jenë përherë fisnikë, të respektojnë këdo pa rëndësi se çfarë punë bëjnë apo sa para kanë.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA: LAMTUMIRË I MIRI, REGJISORI YNË, MIK I SHTRENJTË, PIRO MILKANI!