Arbër Salihu ka shënuar histori, duke rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e Këngës, që u organizua për herë të parë në Kosovë.
Salihu, me të nisur bisedën thotë së është shumë i lumtur, por se familja e tij u gëzua më shumë për të, se sa ai vetë.
“Është shumë ndjenjë e mirë me t’u vlerësu puna, kënga, por, mbi të gjitha që Kosova mbërrin me bo një festival shtetëror.
Unë nuk kam marr pjesë me fitu vendin e parë, por veç kam pas qejf me dhënë kontributin tem që me mujtë me bo një festival sa më të naltë profesionalisht”, u shpreh Sahliu.
Për festivalin, ku edhe doli fitues, thotë se mori vesh nga maestro, Florent Boshnjaku, i cili ishte emëruar drejtor artistik i festivalit.
“Florent Boshnjaku m’ka shti me mendu për qit sen. Edhe kur e kam marr vesh që janë të involvumë Florenti dhe Adi Krasta, sepse e dimë që ky i fundit është një prej kontribuesve të festivalit në Shqipëri dhe merret me këtë që nga vitet e ’90-ta kur na hala s’kemi ditë çka janë këto sene.
Dhe kjo dyshe më ka bo me mendu që munden me bo diçka të mirë, të standardit të lartë”, ka thënë ai.
“Nuk kisha kangë të përshtatshme, duhej me bo njoh prej fillimit. Edhe e bëra këngën, një version ma të ngadalshëm të kësaj kange, nuk më pëlqejke.
Kam aplikuar me këtë këngë, nuk më pëlqeke, po mandej isha në dyshime a me shku a mos me shku.
Dhe realisht i kam shkruar Florentit, i kam thanë që nuk po marr pjesë, se isha shumë i nxonun tu e përgatit albumin tem, por të nesërmen i rash pishman edhe thash ‘okay, let’s do It’”.
Artisti shpalosi edhe shumëçka tjetër, madje foli edhe për një projekt të ri të tij. /KlanKosova
ObserverKult
Lexo edhe:
MKRS-JA PËR FESTIVALIN E KËNGËS: SHTËPI E RE PËR ARTISTËT TANË…
Tri netët e Festivalit të Këngës organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, do të mbahen në mend si net magjike me tingujt e bukur të muzikës shqipe.
Përmes këtij Festivali u dëshmua se kultura jonë është thelbi i identitetit dhe se muzika është gjuha që flet fuqishëm për të gjitha ndjenjat. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LASGUSH PORADECI: SE S’DASHURONJA – AS UN’ AS TI…
Ku shtrohet vala përmbi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
Më pe më shpirt të llaftaruar.
Q’ahere silleshim më nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë…
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe –
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë…
Po me t’u ndarë vet e vet,
Më s’kishim turp që s’kishte fjalë…
Na rritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim më nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.
Q’ahere qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult