Flet Florian Binaj: Ja pse u largova nga “Portokalli”

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Flori Binaj rrëfeu gjithashtu dhe arsyen e largimit nga Top Channel.

Aktori i humorit spikati me rolet ikonike në “Portokalli”, dhe largimi ishte një surprizë për publikun. U përfol se arsyeja ishte hapja e një partie të re por aktori e mohoi këtë.

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë TV të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në ‘Portokalli’ kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi. Dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.

Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë.“, u shpreh aktori. Duke shtuar më tej se një nga arsyet e largimit nga spektakli i humorit ka qenë dhe familja e tij.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp.“, shtoi së fundi Binaj./abcnews.al


Lexo edhe:

FLORIAN BINAJ LARGOHET NGA PORTOKALLIA PAS PJESËMARRJES NË PROTESTË? JA ÇKA THOTË AKTORI

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në “Portokalli”, të dielën e kaluar. Gjë që habiti shumë publikun.

Mungesa e aktorit është vënë re nga shumë ndjekës dhe fansa të tij. Të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve dhe ku ka qenë protagonist.

Por duket se aktori po përgatit diçka më të rëndësishme. Për të cilën tha se do të japë detaje në vijim dhe mungesa e tij në “Portokalli” nuk ka lidhje me protestat…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU