Florian Binaj largohet nga Portokallia pas pjesëmarrjes në protestë? Ja çka thotë aktori

florian binaj gent zenalaj

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në “Portokalli”, të dielën e kaluar, gjë që habiti shumë publikun.

Mungesa e aktorit është vënë re nga shumë ndjekës dhe fansa të tij të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve dhe ku ka qenë protagonist.

Por duket se aktori po përgatit diçka më të rëndësishme, për të cilën tha se do të japë detaje në vijim dhe mungesa e tij në “Portokalli” nuk ka lidhje me protestat.

Kujtojmë se Binaj është një nga aktorët më jetëgjatë në “Portokalli” dhe padyshim një nga shtyllat kryesore të këtij spektakli, transmeton ‘revista-ai.com’.

Kohët e fundi ai ka qenë shumë aktiv në protestat e vazhdueshme që po bëhen për rritjen e çmimeve dhe gjithmonë ka qenë në “opozitë” me qëndrimet e tij ndaj qeverisë.

Tani na duhet të presim ditët në vijim për të mësuar më shumë rreth projektit të ri të Florit dhe arsyes pse po mungon në “Portokalli”.


Lexo edhe:

“PORTOKALLIA” MBYLLET PËRFUNDIMISHT? ALTIN BASHA SJELL PROJEKT TË RI

ObserverKult