Flet Kate Winslet: Ja tmerret që i përjetova pas rolit në “Titanic”

Aktorja e njohur, Kate Winslet, rrëfeu se u ndje e bullizuar pas filmit “Titanic”, i cili rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm.

Sipas aktores, mediat britanike u treguan shumë të ashpra me të dhe e kritikuan për një sërë arsyesh, duke nisur nga pesha tek mënyra si Winslet menaxhoi famën e menjëhershme pas rolit protagonist në film.

“Ishte ndryshe nga njëra ditë në tjetrën. Isha subjekt i vëzhgimit fizik personal dhe u kritikova shumë. Shtypi britanik ishte me të vërtetë i keq me mua. U ndjeva shumë e bullizuar. Më kujtohet që vetëm mendoja: ‘Mirë, mirë, kjo është e tmershme dhe shpresoj të kalojë’. Me të vërtetë kaloi, por gjithashtu më bëri të kuptoj se nëse fama ishte ashtu, nuk isha gati të isha e famshme.” ,tha ajo në shfaqjen e komedianit amerikan Marc Maron, transmeton ‘a2news.com’.

Fituesja e çmimit “Oscar” shtoi se asokohe ishte vetëm 22 vjeç dhe po mësonte ende si të aktronte dhe të kuptonte sa më mirë profesionin e saj, por kritikat e bënë të ndihej shumë inferiore.