Flet miku i Ismail Kadaresë: Ja si ishin ditët e fundit të shkrimtarit të madh…

mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre
Ismail Kadare

Poeti dhe pedagogu i Letërsisë, Sadik Bejko iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

Në një lidhje live për News24, miku i tij tregoi njohjen e çmuar me Kadarenë dhe ditët e fundit të jetës së shkrimtarit të madh.

“Në këtë shekull që kemi hyrë dhe në shekullin që shkoi, vdekja e Kadaresë është humbja më e madhe. Kemi humbur një shkrimtar të madh, një figurë botërore të letrave. Është quajtur një nga mendjet më të rëndësishme europiane. Kemi humbur njeriun tonë më të madh. Ne shkrimtarët kemi humbur personalitetin e madh, personalisht kam humbur një mik të madh. Më ka lidhur me të një dashur dhe miqësi gjysmë shekullore.

Është një nga lajmet më pikëlluese për mua. Humbje të tilla të kthehen në mirësi, në mençuri, në mendime që mund t’i sjellim mbarësi këtij populli, që Kadare, nga të gjithë njerëzit, e bëri me lavdi. Vitet e fundit pranë tij ka qëndruar Bujar Hudhri. Ai e ka shoqëruar çdo ditë Kadarene, unë dhe shumë njerëz të tjerë dilnim me të. Ne që ishim miqtë e tij i jepnim forcë. Kadare ishte gjithmonë, kur binte fjala për të folur për gjërat me rëndësi, ishte i freskët. Gjykonte saktë dhe jepte mendime të shkëlqyera. Ai shprehej përherë me dashuri dhe shqetësim për gjërat që ndodhnin. Ishte një njeri që e kishte dashur vendin e tij jo për modë, por me thellësinë e një ati dhe një biri të mirë të tokës së tij të shëndetshëm. Ai gjithmonë na thoshte se kishte nevojë për njerëz, për miq, të dilte… Ai jetoi dy dimrat dhe verat e fundit pa ndarje nga Shqipëria. I kishte ‘kthyer’ shpinën vendeve të tjera.”, tha ai./Balkanweb

ObserverKult

Për më shumë shikojeni videon:


Lexo edhe:


KUSH ISHTE ISMAIL KADARE- BIOGRAFIA E KOLOSIT TË LETËRSISË SHQIPE