Flet ministria, tregon sa milionë dollarë do të investohen në Butrint

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti njoftoi se bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për projektin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, do të mundësojë punësimin e banorëve të zonës në veprimtari të ndryshme.

Në një intervistë në media, Margariti tha se synimi është që në këtë fondacion të jenë 110 punonjës.

Sipas saj, qasja e parë ndaj punësimeve, do të jenë pikërisht banorët e zonës dhe komunitetit lokal. Ku këtu përfshihen edhe ekspertë të arkeologjisë.

Ndërkohë që për përfshirjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Margariti theksoi se ai do të ndihmojë me një grant prej 5 milionë dollarësh. Para këto që do të investohen në këtë sit arkeologjik.

Së fundmi, sipas ministres së Kulturës, ky projekt do të synojë që të rrisë buxhetin që arkëtohet për Parkun e Butrintit, dhe që shteti të mos detyrohet më të kontribuojë.

“Një nga rekomandimet ka qenë përfshirja e komunitetit në këtë aset. Ka një numër banorësh lokalë që punojnë për mirëmbajtjen. Përmes këtij fondacioni, ne synojmë rritjen e punonjësve. Kemi 14 punonjës dhe duam ta çojmë në 44 me kohë të plotë. Në total mendoj që mund të jenë 110 punonjës për këtë fondacion”, tha ajo./ATSH


Lexo edhe:

MARGARITI PAS DEBATIT ME ZHUPËN: AKT BRUTAL, NUK KA MARRËVESHJE SEKRETE PËR BUTRINTIN

ObserverKult