Flet mjekja: Kastriot Myftaraj vuante nga kjo sëmundje…

Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”.

Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.

Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tu mor në tru. Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë për ABC se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi.

Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tu mori.

“I shkreti Kastriot, vuante nga një tu mor në tru, që do vdiste, gjithsesi. Për sa i përket aktit, ka të bëjë me problemet psiqike që krijon tu mori. Nuk di si ka qenë si gazetar, por në neurokirurgji ku ka qenë i shtruar ishte zotëri dhe shumë falënderues për personelin e spitalit,” tregon mjekja. /abcnews.al/


Lexo edhe:

NDRIÇIM KULLA RRËFEN TELEFONATËN ME KASTRIOT MYFTARAJN DY ORË PARA SE TË NDËRRONTE JETË: “KISHTE FRIKE SE…”

Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vet ëvr asjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën “Ali Demi“.

Në një intervistë ekskluzive për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt. I cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vri s nin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult