Flet nxënësi i fundit i Nina Mulës: Ja porositë që ajo m’i ka dhënë…

Tenori i njohur, Klodjan Kaçani ka bërë një rrëfim tepër të veçantë, kohë më parë, në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Përpos karrierës së gjerë në muzikën lirike dhe sukseseve, ai njihet edhe nxënësi i fundit i artistes Nina Mula, të cilën e ka shoqëruar edhe në ditët e fundit të jetës.

Kaçani ka zbuluar edhe porositë që ajo i ka dhënë, duke u ndalur edhe pak te jeta e tij.

Tenori ka treguar se është futur me shtesa në Akademinë e Arteve, edhe sot nga 32 studentët që ka pasur në grup, vetëm ai merret me muzikë.

“Rritja ime ka qenë zysh Nina dhe profesor Avniu. Mbaj mend fillimet e vështira, sepse zysha ka qenë një njeri me shumë vullnet, me shumë dëshirë, punën e bënte me shumë pasion.

Edhe qasja ndaj meje ishte humane, përpos asaj pedagogjike. Jam ndjerë si në shtëpinë time, më ka trajtuar si fëmijën e vetë. Nuk e di, janë të pafundme kujtimet.

Unë ndihesha pak edhe keq se nuk doja që ta lodhja, e shikoja dëshirën që ajo donte. Ka qenë një grua me karakter shumë të fortë.

Madje, kur shkoje në shtëpi dhe kur ajo ishte paqejf, ta shihje dukej si e dorëzuar, po nuk ishte ashtu. Mbaj mend, kur i hyja në shtëpi dhe më thoshte: ‘Prit aty se do çohem vetë, të mos më shohësh në krevat’.

Dhe kanë qenë momente shumë prekëse. Përjetime që nuk do t’i harroj.

Porositë kanë qenë ‘Mos u dorëzo asnjëherë dhe kur të shohësh vështirësitë më të mëdhaja, vazhdo ec përpara, do ja dalësh’.

Kështu ka qenë besoj që në periudhën Akademike, pasi dihet si funksionojnë gjërat në Shqipëri. Unë kam qenë personi që jam futur me shtesa në Akademi sepse të tilla ishin politikat.

Edhe mbaj mend që zysha atëherë ishte pedagoge e jashtme, edhe studenti i vetëm kam qenë unë dhe Evis Mula.

Mirëpo, rrugëtimi nuk ka qene aspak i lehtë, duke qenë se zysha atëherë nuk ka qenë pjesë e stafit pedagogjik dhe mbaj mend që në historinë e Akademisë kanë qenë 45 këngëtarë që konkurronin dhe ka qenë viti i vetëm në historinë e Akademisë që konkuronin kaq shumë.

Edhe jam futur i 30-ti, diçka e tillë. Edhe sot nuk ekziston që të jenë futur kaq shumë këngëtarë.

Mirëpo, unë bëja mësim me një pedagoge të jashtme”, rrëfeu Kaçani./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

AVNI MULA, NINA MULA, IBRAHIM TUKIÇI, BORIS PLUMBI E GJON ATHANAS… “TË PAVDEKSHMIT” NË NJË FOTO

Në foto Avni Mula, Nina Mula, Ibrahim Tukiçi, Boris Plumbi e Gjon Athanas.

E sjellim këtë foto në kujtim të artistëve që nuk janë më…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult