Fli, ëndrra e ëndrrave të mia. Babi të do shumë…

babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

Argias nga Babi në përtejkohë…

Nga Lul Beshaj

Ama karficën babit. Ami doçkat e bardha. E bardha ime. Ti ende nuk i ke pa sytë e mi prej malli për ty.
Ti tani fle e babi lyp dritë me i hedhun dy rreshta në pa kohë për ty. Kur zemra të bahet zemër e kur dëshirat kanë me të pushtue andrrat, zgjidh andej kah vjen drita.

Nëse dora e lotit të zgjatet tuj të lypun mëshirë, jepi shpresë, ngrije, nëse dora e fatit nis t’i pret degët e andrrave, mos i lësho rrajët e zemrës.
Nëse era e jetës të shkund e të përplas në muret e ankthit, nëse dora ime, trupi im është nën dhe, thirrma shpirtin Babit.

Mos harro Zotin dhe në Zot as Mëmën e as mua.

Gjaku im, mos përgjak asgjë që është në jetë dhe prej jete. Nëse një çast të qahet, shko qaj në rrënjët e një bime të tharë.
E shih se nga loti yt bëhet lulnaja e jetës.

Mos duaj gjë sa lutjet dhe jetën. Ti do kalosh mbi maja malesh, e kur të shohësh më anë të pafundme, uli kryet dhe puthe malin që të mban.
Ty të ka zënë gjumi.
Babi të puth dorën.
U rritsh sa jeta e bekimet e Zotit mbi ty.
Fli, ëndrra e ëndrrave të mia. Babi të do shumë.
Dhe Isidori vuri dorën në zemër… Rrihte fortë.

ObserverKult

Lexo edhe:

Tmerret e komunizmit: Hysen Shehu: Kërkoja babin, por e gjeta tek pas 42 vitesh

Lexo edhe:

Silvana Begaj: Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri, babi?