Humor shqiptar për spiuna: Ha mirë se kemi gjithat’ rrugë…

spiuni


Aty kah vitet ’80, niset njani me u arratisë, po e ve re spiunin që s’i ndahej..
Ai n’autobus, spiuni n’autobus. Ndalet n’Bice dhe futet te menca me ngranë bukë.
Edhe spiuni zu vend te nji tavolinë kah qoshja e lokalit.
Mori nji teke raki, nji pilaf, nji tasqebap dhe nji fasule. E vu re spiunin se kish marrë vetëm nji pilaf.
Ky si donte me u arratisë, me kalue kufinin kah katundi Çajë, i afrohet spiunit dhe i thotë:
-Ha mirë e mirë, jo veç pilaf, se kemi gjithat’ rrugë…

© Petrit Palushi

ObserverKult

Lexo edhe:

SPIUNI ANALFABET QË NDIQTE PROFESORIN ÇABEJ: LEXOJENI RAPORTIN!

eqrem Çabej spiuni

PROFESORI DHE SPIUNI

Nga Agim Morina

Pjesë nga një raport i një spiuni të Sigurimit të Shtetit enverist që përcillte në çdo hap Profesorin Eqrem Çabej. Përveç ë-jave gjithçka tjetër asht lanë ashtu qysh ka shkru ky çoban gjysëmanalfabet, i cili edhe mbiemnin e Profesorit e shkrun “Çobei”.


“E. ÇOBEI: Njeri me kulturë borgjeze e botkuptim borgjez, por me qëndrimin e sjelljen e tij përpiqet të duket si kur nuk është i tillë, mendon se çështjet shkencore nuk kanë të bëjnë me politikë. E kupton shkencën të ndarë nga jeta.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

OberverKult

Lexo edhe:

KUSH ISHTE SPIUNIA E PAPA GJON PALIT II NË BASHKIMIN SOVJETIK?

Nga George Weigel

Studentët e “arteve” të errëta të Luftës së Ftohtë, e dinë shumë mirë se shërbimet sekrete komuniste depërtuan thellë në Vatikan gjatë viteve 1970. E megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se Papa Gjon Pali II, që më 18 maj kishte 100-vjetorin e lindjes, kishte agjenten e vet të fshehtë në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1980.

Kjo marrëdhënie çoi në një takim të jashtëzakonshëm personal, që ndihmon në shpjegimin se çfarë e bëri atë Papë njeriun që ishte. Agjentja 007 e Papa Gjon Palit II ishte Irina Ilovajskaja Alberti, e veja e një diplomati italian, e lindur në Rusi.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult