Flora Brovina: Ora e parë

flora brovina

Poezi nga Flora Brovina

Jusufi
Jusuf Kanjushë e verdhë
Jusuf Gërvalla… mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla… mungon
Ylfetja Ylfete Humolli… mungon
Shukrija Shukrije Obërtinca… mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi… Halimi… mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kërleshi… mungon
Afrimi Afrim Zhita… mungon
Vazhdojmë
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati… Xhevati… mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi… Afrim Prebreza… mungon
Mos më sillni
Certifika mjekësore
Prindore policore shtetërore
Thoni vetëm mungon
Me lule do t’ua mjekojmë plagët
Do t’i presim
Do t’i presim
Thoni vetëm mungon
Do të çelin lule gjaku
ora vazhdon…

ObserverKult

Lexo edhe:

FLORA BROVINA: GRUAS
FLORA BROVINA: VERMA EMRIN TIM