Flori ‘i nervozuar’ me jurinë e Kënga Magjike: Ky duhet të ishte fituesi

“Thikat e mia”, ishte projekti muzikor më të cilin Alban Ramosaj konkurroi në festivalin e këtij viti.

Dhe, ai zuri vendin e parë në “Kënga Magjike” për këtë vit.

Pasi u shpall fitues, natyrisht se nuk kanë munguar reagimet e ndryshme, teksa nuk mungoi edhe ai i kantautorit, Flori Mumajesi.

Siç duket, artisti shqiptar nuk ishte i kënaqur me vendimin e jurisë, derisa ka treguar të preferuarin e tij për të fituar festivalin.

Përmes një storie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, këngëtari shkroi se fitues do të duhej të ishte Kras me këngën “Bekuar”.

“Koha do ta vërtetojë se gabim apo të drejtë kishte kjo juri. Për mua që refuzoj të jem me panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i new artist”, shkroi Flori.

Ndryshe, vendin e parë e fitoi Alban Ramosaj, të dytin Klajdi dhe Flori, ndërsa të tretin Nutsa.

LEXO EDHE: Alban Ramosaj me “Thikat e mia”, fitues i “Kënga Magjike 2021”