Të kërkova,
Deri sa të gjeta një ditë,
nuk u lodha,
jo nuk u lodha nga kjo jetë e trishtë.
Dua pranë vetes të të kem,
Dua gjithmonë me ty të jem,
Të ndjej në çdo sekondë që jetoj,
Të prek, të prek dhe trupat tanë drithërojnë.
Të dua,
E sa të dua nuk e di?
E vetmja ndjenjë që s’njeh kufi.
Ti, jo, jo mos ki frikë,
Ka natë, ka dhe ditë.
Me ty do jem gjithmonë,
Një jetë me ty nuk më mjafton.
Dua pranë vetes ty të të kem,
Dua gjithmonë me ty të jem.
Dhe nëse më pyet,
Përgjigjen time do ta jap i qetë,
Dëgjoni këngën,
Kjo është dashuri e vërtetë.
Dhe nëse një dite,
Ti jo nuk je me mua,
të ndjej,
të ndjej në çdo sekondë që jetoj,
Të prek…të prek dhe trupat tanë drithërojnë,
Të dua … e sa sa të dua nuk e di?
E vetmja ndjenjë që s’njeh kufi,
Ti jo jo mos ki frikë.
Ka natë, ka dhe ditë,
Me ty do jem gjithmonë,
Një jetë me ty nuk më mjafton.
ObserverKult
——————
Kliko edhe: