Florian Binaj: Duhet të marrim frenat e këtij vendi, ta kërkojmë atë që na takon…

Aktori i humorit, Florian Binaj, ka “hequr dorë” nga profesioni i tij, për të prezantuar një emision.

“Qëllimi i ‘Piranjave’ është të nxjerrim në pah disa fenomene të këqija të kësaj shoqërie, që dashje pa dashje me përditshmërinë mbulo, mbulo, mbulo shtretëzohen dhe vetëm pastaj kur shpërthejnë të gjithë ndihen keq.

Po pa diskutim në ndryshim nga televizioni ku ishim, këtu kemi gjetur një krah më të lirë. Pra nuk na vijnë kështu: këtij mos, këtij jo, këtu nuk, këtë s’nuk”, shprehet ai.

Je në një fushë të re, çfarë do të thotë për Flor Binajn, ‘Piranjat’ në këtë moment të karrierës së vet dhe qasjes së vetes si një qytetar i angazhuar i këtij vendi?

Do të thotë një mundësi për të ndihmuar njerëzit, ose një mundësi për t’ju hapur sytë njerëzve.

Për t’i tundur pak nga ai zombizmi që i ka zënë të gjithë njerëzit, që janë bërë si të mpirë, si një shoqëri anemike që nuk reagojnë nga asnjë lloj stimuli.

Dhe po ta ndjekësh të gjithë rrugëtimin tim, kam qenë duke e thënë këtë gjë përmes humorit.

Pastaj, përmes protestave dhe vjen një moment që kjo gjë nuk mjafton dhe duhet diçka tjetër më e fortë dhe ‘Piranjat’ erdhën në kohën e duhur.

E gjetëm njëri-tjetrin si të thuash në momentin e duhur dhe është një mundësi që t’i themi kësaj shoqërie, mos të presin të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, nga kozmosi, nga UFO-t apo nga shtetet e tjera.

Por jemi po ne që duhet të marrim frenat e këtij vendi. Ne duhet të kërkojmë atë që na takon.

Kështu që është në vazhdën e Flor Binajt?

Pa diskutim. Pastaj për të gjithë ata që i ka marrë malli për humorin tim, po them që po punohet, nuk është se e kemi lënë pas dore. Për momentin tek ‘Piranjat’ jam një peshkaqen, por po shfrytëzohem sa një merluc dhe dalëngadalë do të ketë dhe më shumë ‘aneks’ dhe tek ‘Piranjat’, por edhe për gjëra të tjera artistike./vjosa.net

ObserverKult


florian binaj gent zenalaj

Lexo edhe:

IKU NGA PORTOKALLIA, FLORIAN BINAJ I FUTET POLITIKËS- SË SHPEJTI KRYETAR PARTIE

Florian Binaj ka qenë një nga personazhet më në qendër të vëmendjes qoftë në portale dhe ekrane këto kohë, për dy arsye kryesore.

E para, ai ka qenë protagonist në protestat që u mbajtën në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

E dyta për largimin e tij nga Portokallia. Vetë aktori lajmëroi pak ditë më parë në rrjetet sociale ku tregonte se largimi nga Portokallia nuk ishtë për arsyen e protestës, por për diçka më të madhe që do na bënte të ditur ditët në vijim.

Ndërsa sot është zbuluar cila na qenka kjo gjë e madhe për të cilën e kishte fjalën Flori. Së shpejti ai do i futet politikës shumë seriozisht dhe thuhet se do të krijojë një parti të re, transmeton “revista ai”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult