Iku nga Portokallia, Florian Binaj i futet politikës- së shpejti kryetar partie

florian binaj gent zenalaj

Florian Binaj ka qenë një nga personazhet më në qendër të vëmendjes qoftë në portale dhe ekrane këto kohë, për dy arsye kryesore.

E para, ai ka qenë protagonist në protestat që u mbajtën në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

E dyta për largimin e tij nga Portokallia. Vetë aktori lajmëroi pak ditë më parë në rrjetet sociale ku tregonte se largimi nga Portokallia nuk ishtë për arsyen e protestës, por për diçka më të madhe që do na bënte të ditur ditët në vijim.

Ndërsa sot është zbuluar cila na qenka kjo gjë e madhe për të cilën e kishte fjalën Flori. Së shpejti ai do i futet politikës shumë seriozisht dhe thuhet se do të krijojë një parti të re, transmeton “revista ai”.

Detaje të tjera ende nuk dihen, por Florian Binaj është një personazh që gëzon shumë popullaritet dhe mbështetje të gjerë në publik.

Ai ka marrë shpesh pjesë në kauza sociale e protesta mbarë popullore, ndaj nuk duhet të habitemi më këtë angazhimin e tij në politikë. Ende nuk dihet nëse do i japë përgjithmonë fund karrierës si aktor humori dhe do merret vetëm me politikë.


Lexo edhe:

FLORIAN BINAJ LARGOHET NGA PORTOKALLIA PAS PJESËMARRJES NË PROTESTË? JA ÇKA THOTË AKTORI

ObserverKult