Florim Beqiri flet për sfidat e të qenit librashitës ambulant në pandemi

Përditshmëria e Florim Beqirit ka ndryshuar prej kur ia vuri drynin kioskës me mbi 700 libra.

Për shkak të pandemisë, ai prej javësh nuk ka dalë të shesë libra në vendin e tij të zakonshëm, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Beqiri për KOHËN ka rrëfyer për sfidat e të qenit librashitës në izolim.

Karantinën po e shfrytëzon më së shumti për lexim.

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, ai i fton të rinjtë të lexojnë më shumë.

Florim Beqiri u lind në vitin 1972. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Është i martuar, baba i dy fëmijëve. Si librashitës filloi të punonte që nga viti 1999. Është pronar i shtëpisë botuese “Reletra”.