Poezi nga Flutur Mustafa
Unë nuk du me shku.
Me të thanë të drejtën nuk e di
as çfarë shije ka ikja.
Asnjëherë nuk ia kam mbathë.
Të tjerë janë largu,
e rrugët e ikjes jo gjithmonë lajnë vend për kthim.
Unë nuk di qysh iket.
A i nxen krejtë nji valixhe lëkure
apo duhet me marrë veç
çka me lëkurë mundesh me bajtë?
Me buzë,
mbase me duar?!
apo me gjuhë?
mbase me dhëmbë.
Tregomni si me marrë me vete:
kafshimet e çarçafëve,
pështymen e jargavitjen,
si të paketoj afshin, gjumin, ndjenjën?
si të paloj pasthirmat, zanin,
dorën që ma mbyll gojën
kur çoejmë dashni …
Nuk e kam ndërmend me ikë
askund, asnjiherë.
Thjesht deshta me iu pyetë
juve që i praktikoni ikjet,
të më rrëfeni
qysh e paloni dashninë?
ObserverKult
Lexo edhe:
Flutur Mustafa: S’mundem me marrë frymë
Prej mëngjesit bloza e oxhakut m’i katandisë mushknitë.
Dhuratë ma jep kollën e thatë që zorrët e barkut m’i lidhë.
Tek-tuk ndonji rreze dillit mundohet me tretë mjegullën.
Pos batanije e hinit, tek asht palu n’qillin e mretnisë.
Kliko KETU për poezinë e plotë
ObserverKult
Lexo edhe:
Besnik Mustafaj: Ku e dija që s’ishe, unë sot të kërkova
Pranvera iku, avulloi shirat
Dhe lulet pësuan fatin e tyre si përherë:
U mplakën,
e humbën shkëlqimin me zgjatjen e ditës
Ashtu në heshtje, pa ankim për sakrifikimin,
U shndërruan në zemër për frutat.
Kliko për poezin e plotë KETU