Besnik Mustafaj: Ku e dija që s’ishe, unë sot të kërkova

Pranvera iku, avulloi shirat
Dhe lulet pësuan fatin e tyre si përherë:
U mplakën,
                    e humbën shkëlqimin me zgjatjen e ditës
Ashtu në heshtje, pa ankim për sakrifikimin,
U shndërruan në zemër për frutat.

Atje ku ti s’ishe, më çuan këmbët.
Në fakt, i shtyva unë këmbët e mia,
Ku e dija që s’ishe, unë sot të kërkova
Sa për të gënjyer pak veten se prapë të doja.

Më ishte një hile e domosdoshme, hile me veten,
Për të besuar se bëra gjithçka dashurinë ta shpëtoj,
Dhe se veta përpara po vinte e ngjyrosur si flutur,
e hareshme po ashtu si flutur, gjithë ç’i duhet

Harrimit. Domethënë, edhe fillimit.

2 maj 1995

*Titulli i origjinalit: “Pranvera iku