Flutura Açka: Mos kërko të të dua…

Mos kërko të të dua,
një grua fillon nga nevoja e të bërit grua.

Mos zgjo ujëra të fjetur,
që as dehur,
udhë limfe nuk kanë gjetur.

Ti burri me pamje dashnori,
pa nisur,
pamundësia mundësinë ta mori.

Heshtim më mirë,
të pathënat janë më të bukura,
fshehur shpirtit,
humbësirë.

27 shkurt 2015

LEXO EDHE: Flutura Açka: Liria e keqkuptuar