“Fokus Award” e fiton iraniani me foton “Përkulja” (Video)

Mes 44 fotografëve nga 15 vende të botës, “Fokus Award” e mori fotografi iranian Majid Hojati më foton “Përkulja”. Ky ishte edicioni i 12 i Festivali Ndërkombëtar kushtuar fotografisë artistike që u mbajt në Fier.

Fokus Awrd’ e fitoi Majid Hojati iraniani me foton “Përkulja”. Për fotografin e njohur italian Massimo Scacca pavarësisht vështirësive në përzgjedhje përshtypjet janë më të mirat.

‘Po sigurisht përzgjedhja ishte e vështirë pasi sepse ishin shumë propozime. Dhe të gjitha ishin komplet të ndryshme. Ishte e vështirë të gjenim imazhin që prezantonte në formën më të mirë edhe konceptin e konkursit”.- tha Massimo Scacca

“Mono”, është ekspozita në edicionin e 12-të  të Festivalit Ndërkombëtar të fotografisë “Fokus Award” i cili u mbajt në Galerinë e Arteve ‘Janaq Kilica’ në Fier.

44 pjesëmarrës nga 15 shtete të ndryshme të botës, u përzgjodhën nga kuratorët si finalistë. Për të qenë pjesë e ekspozitës ku nuk mungoi puna impresionuese dhe e fotografëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

“Jam shumë i lumtur. Kemi bërë një grup shumë të mirë fotofrafësh profesionist nga e gjithë Shqipëria. 

Për këtë aktivitet kanë aplikuar 155 pjesëmarrës, por janë zgjedhur 44 pjesëmarrës për të ekspozuar fotografitë e tyre në këtë galeri.

Synojmë që të dalim jashtë Shqipërisë dhe të drejtohemi drejt Evropës me ‘Fokus Award’”.- tha drejtori i “Fokus Award”, Arben Alliaj.

Ekspozita e fotografisë “Mono” do të qëndrojë e hapur në galerinë e Arteve në Fier, për dy javë për të gjithë vizitorët e interesuar./shqiptarja.com

—————————————————————————————————

LEXO EDHE: “Mural Fest”, artistët botërorë iu japin ngjyrë fasadave të Tiranës

Festivali “Mural Fest”, ka mbajtur prej 24 gushtit edicionin e tij të tretë, duke i dhënë Tiranës jetë dhe ngjyra.

Kuratori  i “Mural fest” dhe piktori i mirënjohur, Helidon Haliti, thotë se fasadat e pallateve të larta, duke nisur nga qendra, por edhe në zonat me periferike do të vishen me piktura shumëngjyrëshe. Që kanë në qendër kryesisht figurën e gruas, duke personifikuar Tiranën dhe ndryshimet e saj në këto 100 vite kryeqytet. 

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU