Haiku, forma kurioze e të gjithave lirikave të shkurtëra

haiku

Nuk do të thuhej kot nga kritikët letrar që lirika haiku është forma e të gjitha lirikave të shkurtëra.

Nga Enver Visoka

Ajo që e ka bërë këtë formë të lirikës letrare aq kurioze është thjeshtësia dhe kthjelltësia, e cila të mashtron me thellësinë e saj. Pikërisht, ky element i kësaj lirike lexuesin evropian e hamend, dhe siç do të thoshin kritikët, në leximin e parë, nuk do të kuptohet shumë.

Vetëm pas leximit të dytë apo edhe të tretë do të kalohet në thellësitë e saj. Kjo do të ishte motorika e kësaj forme lirike, e cila fillon nga shekulli i 16 në Japoni. Ndikim në formimin letrar të kësaj forme lirike do të ushtronin të veçantat Zen-it budhist, ato të konfucianizmit kinez dhe të daoizmi, si filozofi dhe religjion, kur është fjala te tre mësimet kineze që qarkullojnë nëpërmjey këtyre tre rrathëve filozofik.

Fuqia estetike e lirikës japoneze është papërsëritshme, e njohur dhe shtrirë në gjithë botën. Në vendin e origjinës, në Japoni ajo reflekton në atë masë aq sa frymën e saj e bartën arkitektet dhe arkitektët në ndërtimet monumentale të objekteve të shkallës mega të shpirtit të kultit të poezisë.

Lirika haiku mund të ketë edhe më shumë se tre vargje. Ekziston një rregull apo klishe e veçantë sa i përket mënyrës, formës së strofave dhe vargjeve, të cilat besoj se një herë tjetër do t´i marrim ne fokus.

ObserverKult


Lexo edhe:

VISOKA: VUAJ AQ SHUMË PËR ATË QË KA NDODHUR…