Foto e famshme: Unaza e martesës në Rrezet X

Kjo është një nga fotot më të famshme në historinë e fotografisë, imazhi i parë me Rrezet X. U kap më 22 dhjetor 1895 nga Wilhelm Röntgen.
Në foto është pamja e dorës së bashkëshortes së tij, Berta. Unaza e martesës është lehtësisht e dallueshme. Röntgen e quajti zbulimin Rrezet X, sipas termit matematikor ‘X’, që nënkupton diçka të panjohur. Fitoi çmimin e parë Nobel në Fizikë në vitin 1901.

Nuk e patentoi zbulumin e tij dhe as nuk kërkoi përfitime financiare. Paratë e Çmimit Nobel ia dha Universitetit të Vurcburgut për t’i përdorur për zhvillimin e shkencës.
Vdiq në varfëri në vitin 1923 dhe në testamentin e tij, shprehu dëshirën që e gjithë korrespondenca e tij shkencore të digjej.
Për këtë arsye, sot nuk ka asnjë tregim të hollësishëm të asaj që ndodhi më 8 nëntor 1895, kur zbuloi Rrezet X.
Shoqata Ndërkombëtare e Kimisë quajti elementin 111 të tabelës periodike Roentgenium, në nder të tij.

Përgatiti:ObserverKult

Lexo edhe:

Foto/ “Qytetet fantazmë” të Shqipërisë

Gjatë Luftës së Parë Botërore, austro-hungarezët administronin veriun e vendit dhe zonën e ultësirës perëndimore, deri në Vlorë.

Prezenca austro-hungareze në Shqipëri do të zgjaste nga janari i vitit 1916 deri në nëntorin e vitit 1918.

Ardhja e tyre në Shqipëri nuk u karakterizua nga përplasje të armatosura. Madje pati edhe një ftesë publike nga ana e krerëve lokale për popullatën që t’i prisnin austro-hungarezët si çlirimtarë dhe jo si pushtues.

Në këtë kontekst, në qytetet kryesore ku ishin prezente forcat austro-hungareze do të zhvilloheshin ceremoni të posaçme për pritjen e trupave. Keto momente janë fiksuar edhe në foto.

Gjatë qendrimit në Shqipëri, austriakët konsiderohet se kanë ndikuar shumë me projektet e tyre infrastrukturore. Sigurisht projektet kishin qëllime ushtarake,  megjithatë përfitimet do të ishin të dyanshme.

Në fotot e mëposhtme të arkivës austriake që i përkasin viteve 1916-1918 janë të fiksuara pamje nga “qytetet fantazmë. Pra nga qytete të ndryshme të vendit por edhe ceremonitë që janë zhvilluar në ato vite për pritjen e trupave ushtarake.

Kliko KETU për të shikuar fotot