Albin Kurti në ekspozitën “Bebëzat e mallit”: Ngjarje të tilla na bëjnë t’i kujtojmë dhimbjet e përjetuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar për së afërmi ekspozitën e cila është hapur së fundmi, “Bebëzat e mallit” të fotografit Korab Krasniqi dhe kuratores Vesa Sahatçiu, në objektin ish-Rilindjes.

Ekspozita “Bebëzat e mallit”, i dedikohet fëmijëve të vrarë, të zhdukur me dhunë, dhe të afektuar nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndërkaq në këtë ekspozitë u tha se paqen të cilën e gëzojmë sot, e kemi nga dëshmorët e rënë për liri, ndërsa vrasja e fëmijëve mbetet pjesa më e dhimbshme e luftës.

Në hapjen e kësaj ekspozite, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, anëtarë nga kabineti qeveritar, deputetë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Kurti u shpreh se ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.

Ndryshe, ky aktivitet është implementuar nga Ministria e Drejtësisë, Integra, forumZFD programi në Kosovë, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, si dhe është mbështetur nga National Endowment for Democracy, Fondi për Zhvillim Komunitar. Po ashtu nga Ambasada e Suedisë, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Rockefeller Brothers Fund.

ObserverKult


Lexo edhe:

KJO ËSHTË SËMUNDJA E RRALLË DHE E PASHËRUESHME NGA E CILA VUAN CELINE DION

Këngëtarja me zërin e veçantë, Celine Dion nuk ka më ‘kontroll të muskujve të saj”.

Kjo për shkak të çrregullimit neurologjik i quajtur sindromi i personit të ngurtë i cili bën që trupi të sulmojë qelizat e veta nervore.

Teksa ka folur për portalin kanadez “website 7” Caludette Dion tha se motra e saj Celine po punon shumë që të jetë më mirë. Por e ardhmja në karrierën e saj nuk është e sigurtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Bardhyl Londo itaka

BARDHYL LONDO: VETËM ITAKA MBETET

Kanë ndërruar anijet. S’janë më si të Odiseut.
Kanë ndërruar dashuritë. S’janë më si të Manelaut.
Gratë ndyshe janë. S’i ngjajnë më Helenës.
Dhe prapë do të ndërrojnë në shekujt praparendës.
Vetëm Itaka mbetet.
Itaka te fëmija, Itaka te gjeniu
ajo, e përjetshmia,
ëndërra,
dashuria,
jeta,
vdekja:
Itaka-vetë njeriu.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult