Iluzioni optik në Egjipt “copëton” Piramidën e Madhe

Në artin e tij të iluzioneve optike, artisti JR ka kapur majën e një prej Piramidave të Mëdha në Kajro, Egjipt. Vepra është pjesë e një sërë skulpturash dhe instalimesh nga 10 artistë bashkëkohorë ndërkombëtarë.

Ekspozita “Forever is Now”, u shënua si ngjarja e parë e këtij lloji në Vendin e Trashëgimisë Botërore 4500-vjeçare të UNESCO-s. Dhe është organizuar nga Art D’Egypte, një kompani që synon të promovojë artin egjiptian me ekspozita vjetore në vendet historike, transmeton ‘a2news.com’.

“Ekspozita përfaqëson një bashkim të trashëgimisë antike dhe artit bashkëkohor”, thuhet në një deklaratë nga Art d’Egypte.

“Ne donim të tregonim lidhjen midis historisë dhe të tashmes sonë që do të zgjasë përgjithmonë … ndikimin e thellë global të Egjiptit të lashtë dhe vazhdimësinë e këtij ndikimi përmes arteve bashkëkohore.”

Fotogaleria e mëposhtme rendit disa nga instalacionet kryesore artistike që janë pjesë e kësaj ekspozite e cila bashkon artin antik me atë modern.  

—————————————————————-

LEXO EDHE: A ËSHTË PIRAMIDA E MADHE E GIZËS QENDRA E PLANETIT TONË?

Piramidat janë mrekulli gjeografike dhe një nga strukturat më të çuditshme në planet.

Edhe mijëra vjet pas ndërtimit të tyre, ato mbeten një kryevepër e matematikës, astronomisë dhe inxhinierisë.

Piramida e Madhe e Gizës është ndërtuar në vendin ku meridiani më i gjatë kryqëzohet me paralelin më të gjatë. Që në fakt është ekzaktësisht qendra e masës së tokës.

Piramida e Madhe e Gizës është një strukturë komplekse e lashtë. E cila vazhdon të na magjepsë me veçantinë e saj. Mijëra vjet pas ndërtimit, ende nuk jemi në gjendje të shpjegojmë se si kjo strukturë masive u ndërtua nga njerëzit që jetuan në kohët e lashta.

Aktualisht, piramida përbëhet nga rreth 2,300,000 blloqe guri. Pesha e secilit bllok është midis 2 dhe 30 ton. Dhe disa nga blloqet e gurit mund të peshojnë deri në 50 ton…

TEKTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU