Ashtu siç ishte përcaktuar, ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të studiuesit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa më parë.
Ceremonia nisi në orën 10:00, për të vijuar deri në orën 14:00.
Homazhet po mbahen në ambientet e jashtme të Muzeut, për shkak edhe të situatës me COVId-19 në të cilën ndodhet vendi në këtë kohë pandemie.
Familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike, me maska dhe duke respektuar dhe protokollin për shkak të COVID-19, kanë kujtuar sot kontributin e çmuar të Zeqos, ndërsa kanë lënë si kujtim të fundit në një libër, ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.
Moikom Zeqo, u kishte lënë amanet familjarëve që të varrosej në Tiranë si dhe u kishte kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të, të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005./dita