(Foto që ka bërë historinë): E burgosura Gina Rappaport, pasi u largua nga treni i vdekjes

Foto që emocionon

Ishte e premte, 13 prill të vitit 1945. Disa milje në jug të Magdeburg kishte një mur anësor hekurdhor, në lëndinën e pyllëzuar jo shumë larg lumit Elbe.

Majori Clerence L.Benjamin po drejtonte një grup të vogël pune prej dy tankesh të lehta, në një punë rutionore të patrullimit.

Ndërkohë, aty panë rreth 200 civilë të zhveshur në kërkim të rrugës së tyre. Në mesin e tyre kishte burra, gra, fëmijë.. të dobësuar me shëndet, të lodhur nga uria, me sëmundje…

Por, me të parë amerikanët, fytyrat e tyre fillonin në qeshnin me një gëzim të pastër, por edhe histerik. E arsyeja e kësaj buzëqeshje u zbulua menjëherë, ata prapa lanë vagonët e trenit – aty ku përjetuan tmerrin.

Pas pak, majori gjeti dikë që fliste pak gjuhën angleze dhe që rrëfeu terrorin që përjetuan në tren.

Në foto është Gina Rappaport, e cila fliste mirë gjuhën angleze dhe e cila për disa orë ka rrëfyer tregimin e saj karshi amerikanëve. Ajo ishte në Varshavë në kushte të tmerrshme, ndërsa më vonë është dërguar në Bergen-Belsen./

ObserverKult

Kliko edhe;

KËTË HERË FALAS, ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË TEATRIN E OPERËS PËR TRAJNIME (VIDEO)