Në vitin 1957, Dorothy Counts-Scoggins, vajza me ngjyrë, ishte një nga nxënëset e para që pranoi të ndjekë mësimin në shkollën e Mesme ‘Harry Harding’ në Charlote, në Karolinën Veriore.
Në këtë foto shihet Dorothy e përhumbur si pasojë e ngacmimeve nga shokët e saj të bardhë në vitin 1957.
E pas katër ditësh ngacmimesh që kërcënuan sigurinë e saj, prindërit e detyruan atë të tërhiqej nga shkolla.
Në rrëfimet e saja, pas shumë vitesh, ajo tregon se ajo ishte e injoruar jo vetëm nga shokët e saj, por edhe nga mësimdhënësit.
“Mësuesit më injoronin, sikur mos të isha në klasë”, tregonte ajo./ObserverKult