Publikohen foto të panjohura të nxjerra nga arkivi i Instituti-“Luce” të Romës të cilat na paraqesin godinën e ish–Teatrit Kombëtar të sapopërfunduar në shtatorin e vitit 1939, vepër e arkitektit dhe inxhinierit italian, Giulio Berte.
Ndërtimi i Teatrit kishte filluar që në janarin e vitit 1938, pas një marrëveshje të qeverisë së Mbretit Zog të kryesuar prej kryeministrit Kostaq Kota dhe asaj italiane të Benito Musolinit, për ndërtimin e Kompleksit “Scanderbeg” si qëndër kulturore në qëndër të Tiranës, fare pranë godinave qeveritare.
Fotot me imazhet e rralla të godinës së teatrit, e cila në atë kohë u pagëzua me emrin Teatri “Savoja”, nga pamjet ballore të godinës me urën lidhës mbi kollona të dy ndërtesave kryesore të kompleksit, salla kryesore me lozhat e skenën, e deri te ambienentet e brendëshme të saj, me hollin, anekset ndihmëse, etj.