Edicioni i sivjetëm i Festivalit Pre Foto, që kësaj radhe u përmbyll më 5 nëntor në Bujanovc, mblodhi shumë fotografë të talentuar.
Në mesin e fotografive të dalluara dhe të shpërblyera ishte edhe shkrepja e fotografit nga Kosova, Driton Bublaku.
Fotografia e tij “Maska-Covid” u shpërblye si më e mira, në kategorinë e fotove bardhë e zi, me çmimin IAAP Gold!
Me një fotografi bardhezi, me portretet e fëmijëve të tij dhe me simbolin e maskës, autori ka arritur të jap përmes kësaj fotografie ndjesinë e periudhës së vështirë që kaploi të gjithë globin.
Në këtë edicion të PreFoto morën pjesë fotografë nga 76 vende të botës dhe garuan mbi 1000 fotografi.
Festivali, që tashmë ka shënuar dekadën e parë, mbledhë çdo vit talentë të fotografisë që nëpërmjet artit të tyre shprehin botën e brendshme, problemet, ankesat, shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre artistike.
ObserverKult
Lexo edhe:
EKSPOZITA KUSHTUAR KOSOVËS, FOTOGRAFI TË PAEKSPOZUARA MË PARË
Ekspozita “MOS HARRO” me kurator historianin Ragip Zekolli, është hapur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Ekspozita flet për dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, luftën çlirimtare të UÇK-së, përkrahjen e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe për plagën e të pagjeturve në luftën e Kosovës.
Rakip Zegolli tha se ekspozita përfshin ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme për Kosovën, që nga sulmet… e deri me krijimin e institucioneve të pavarura.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU