
Albert Ajnshtajni në foton e çudishme/ Historia
Fotografia më e famshme e gjeniut të fizikës, Albert Ajshtajnit, me gjuhën jashtë, duket sikur të ishte e një komediani dhe jo një njeriu të ftohtë të shkencës. Shkrepja është krejtësisht origjinale, jo ndonjë truk.
Fotografia daton në ditëlindjen e 72-të, të fizikanit të famshëm. Konkretisht, miqtë dhe kolegët përgatitën një festë, në 14 mars 1951, në klubin “Princeton”.
Mbërritën shumë miq, si dhe fotografë të mediave. Aty, Ajnshtajni takoi fotografin profesionist Arthur Sasse, i cili i bëri disa fotografi.
Festës i erdhi fundi dhe profesori i lodhur u drejtua drejt makinës. Sasse iu përgjërua edhe për një tjetër fotografi. Ajnshtajni reagoi ndaj tij, duke i nxjerrë gjuhën me humor dhe kështu u krijua fotoja e lavdishme.
Arthur Sasse i dërgoi disa kopje të të gjitha fotografive të ditëlindjes dhe menjëherë, Ajnshtajni “u dashurua” me fotografinë, tashmë legjendare, duke porositur nëntë kopje të saj.
Fizikanti i famshëm e përdori këtë fotografi në të gjitha rastet, gjë që tregon sesa shumë i pëlqeu.
ObserverKult

Lexo edhe:
2 MESAZHET QË I LA AJNSHTAJNI NJË KAMERIERI JAPONEZ ZBULOJNË “SEKRETIN E LUMTURISË”

Nga teoria e relativitetit në atë “të lumturisë”: mësuesi është gjithmonë Albert Ajnshtajni. Mesazhe jo shkencore, por ‘shpirtërore’ e nga shumë kush konsiderohen “sekreti i lumturisë”: “Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim, se sa një kërkim suksesi me ndërprerje” dhe “Ku ka vullnet, ka edhe mënyrë për ta bërë çdo gjë”.
Lexo tekstin e plotë KETU
ObserverKult