Fotografi nga jeta dhe rolet e aktorit tonë të madh, Guljelm Radojës

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Radoja ka luajtur më shumë se 30 role dhe është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Disa prej filmave ku ka spikatur me rolet e tij janë “Gjurma”, “Në fillim të verës”, “Mësonjëtorja”, “Kush vdes në këmbë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, transmeton ‘kohajone’.

Radoja ka qenë i pranishëm në prodhime kinematografike edhe në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, me “Kolonel Bunker”, “Unë, ti dhe Kasandra”, “Njerëz dhe fate”.

LEXO EDHE: Dedikimi prekës i Gentian Zenelajt pas vdekjes së Guljelm Radojës