Fotografi që ka bërë histori

Lawrence Brooks, i fotografuar në shtëpinë e tij, duke mbajtur një portret të vetes së tij, kur ka qënë i ri.

Lindur më 12 shtator 1909, Brooks u thirr në ushtri në moshën 31- vjeçare. Pavarësisht ushtrisë së veçuar dhe trajtimit armiqësor që ai mori gjatë dhe pas luftës, Brooks është një veteran krenar.

Pas luftës, ai punoi si një forklift operator (nuk ja gjej dot fjalën e duhur shqip, por punonte si shkarkues/ngarkues me pirunj), derisa doli në pension, gati 40 vjet më parë.

Muzeu kombëtar i Luftës së Dytë Botërore, në New Orleans, organizon një festë ditëlindje për të çdo vit./ ObserverKult