Ju kujtohet fotografia e famshme simbolike e një anijeje plot me emigrantë që po përpiqeshin të largoheshin nga Durrësi i Shqipërisë për të mbërritur në Bari?
Fotografia ka mbetur e lidhur me fushatat e Benetton dhe me emrin e Oliviero Toscanit. Megjithatë, fotografia nuk do të ishte shkrepur nëse nuk do të ishte fotografi shqiptar, Gani Xhengo.
Fotoja e shkrepur në fillim të viteve 1990, nuk është fotografuar nga Oliviero Toscani. Xhengo thotë se autori i vërtetë i fotos është vetë ai. I lindur në Korçë më 2 dhjetor 1943, Gani Xhengo ka kryer studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe është një i apasionuar i madh i fotografisë.
Ai punoi si fotoreporter profesionist për gati njëzet vjet, midis viteve 1970 dhe 1988, pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Gjatë asaj kohe, fotot e tij tregonin historinë e Shqipërisë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Po në ato vite ai u bë i njohur nëpërmjet botimeve në shtyp dhe organizimit të ekspozitave fotografike brenda dhe jashtë vendit.
Për gati njëzet vjet, fotografi nuk e dinte që në Itali, fotoja e anijes me emirgantë që largoheshin nga Durrësi drejt Italisë, ishte përdorur nga Benetton.
Në vitin 2010, Gani Xhengo dhe djali i tij zbuluan se fotoja ishte e pranishme në faqen zyrtare të Benetton Flickr, në mënyrë anonime dhe me të drejta autori të rezervuara për Benetton.
Sipas shqiptarit, Benetton e përdori prej vitesh foton si reklamë duke shkelur të drejtat e autorit e duke e paraqitur fotografinë me ngjyra derisa origjinali është bardh e zi./gazetashqip
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTOGRAFI SHQIPTAR QË ÇUDITI HOLLYWOODIN…
“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollywood. Fotografi shqiptaro-amerikan me famë botërore. Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar.
Të çudisësh Hollywoodin nuk është e lehtë. As ta emocionosh ose ta befasosh. Duhet një lloj dhuratë qiellore. Kjo për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!” që shpreh habi.
Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë. Fotografi shqiptar Gjon Mili arritkëtë rezultat.
Publikoi në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu. Ai provokoi në qarqet kinematografike të Hollywoodit reagime shumë të gjalla kurioziteti.
Telstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult