Fotografi shqiptar që çuditi Hollywoodin, ja kush është

“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollywood, fotografit shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Nancy Coleman dhe Helmut Dantine shkojnë përballë njëri-tjetrit për t’u puthur në filmin “Edge of Darkness”. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Të çudisësh Hollywoodin nuk është një performancë disi banale. Në vendin e superlativës, nuk është e lehtë të emocionosh ose të befasosh. Dhe duhet një lloj dhuratë qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!” që shpreh habi.
Deanna Durbin e cila sapo është martuar për herë të dytë, gjithashtu ka ndryshuar partner në kinema, Edmond O’brien i jep asaj një puthje në “To night and for ever”

Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë, fotografi shqiptar Gjon Mili arriti në këtë rezultat.

Duke publikuar në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu. Ai provokoi në qarqet kinematografike të Hollywoodit reagime shumë të gjalla kurioziteti.

Si u realizuan këto foto? Gjon Mili, i cili në të njëjtën kohë është inxhinier dhe fotograf. Thjesht përdori “flashin – blicin”, që është një shpërthim drite i çastit. Me një shpejtësi jashtëzakonisht të shpejtë. 

Një sistem i shpikjes së tij shkakton hapjen e qepenës së aparatit të tij sa herë që shfaqet një dritë. Gjë që i lejon atij të ndajë në një sasi të madhe lëvizjesh një gjest që mezi zgjat një sekondë.

Nëntë lëvizje në ajër të “kërcimit të maces” të kryera për Gjon Milin nga balerina Alexis Smith, nëntë imazhe në një pllakë fotografike

Gjon Mili duket se ka një predispozitë për puthjet. Kjo është dhënë nga Humphrey Bocaert për Julie Bishop-in në filmin e tyre: “Action in the north Atlantic”. 

Për ta bërë demonstrimin e procesit të tij më spektakolar, fotografi shqiptar Gjon Mili u kërkoi yjeve më të mëdhenj të Hollywoodit që të pozonin për të. Dhe zbërthimi i çuditshëm i lëvizjeve që ata bënë para aparatit të tij na lejon të ndjekim në një mënyrë më të vëmendshme sesa në kinema larminë e shprehjeve që një fytyrë mund të marrë në një kohë e cila matet në të dhjetat e sekondës.

Ky proces mund të kryejë shërbime të mëdha për kërcimtarët që të studiojnë lëvizjet, dhe për krijuesit e filmave vizatimorë.

Fotografi shqiptar, Gjon Mili

LEXO EDHE: Kur Gjon Mili nderohej në Francë