Fotografi të rralla: “Armiqtë e popullit” nga sallonet në barraka…

Publikohen fotot e rralla, të disa prej familjeve më të mëdha dhe të njohura të Shqipërisë, që vuajtën për afro 45 vite në kampet e internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi që nga viti 1944, kur ende nuk kishte mbaruar lufta, ato u etiketuan si “familje reaksionare dhe armiq të popullit”. Foto me imazhe të panjohura të “familjeve të ndaluara”, si: Dosti, Kupi, Mirakaj, Merlika, Mulleti, Frashëri, Çelo, Gjonmarkaj, Kola, Kaloshi, Staravecka, Dine, Dema, Pervizi, Radi, Gjeka, etj., nga barakat e internimit të mbuluara me katrama dhe dritare pa xhama, puna në buqësi e ndërtim, e deri tek gëzimet familjare, si ditëlindjet e dasmat, si dhe ceremonitë mortore në varreza. Historia e panjohur e pasarëdhësve të ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri, ministrave Hasan Dosti e Kol Bib Mirakaj, diplomatit, Tefik Çelo, etj., ku një pjesë e tyre pasi ishin rritur në vila luksoze dhe sallonet mondane si të aristokracisë europiane, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, kaluan për afro gjysëm shekulli të jetës së tyre (në tre-katër breza) në kampet e internimit, duke filluar nga Kruja, Berati, Qyteti Stalin, Kamza, Tepelena, e fushave të Myzeqese, në Gradishtë, Savër, Grabjan, Plug, Bedat etj. Memorie.al solli 32 foto me imazhe të rralla të këtyre familjeve, duke filluar nga “koha e artë” e tyre në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe atë të pushtimit të vëndit, tek “mizerja komuniste” ku ato kaluan jetën për afro gjysmë shekulli.

Diçiturat e 32 fotove:

Shehriar Frashëri Çelo, (e bija e ish-kryeministrit, Mehdi bej Frashëri), në internim në fshatin Gradishtë të Lushnjes në vitet ’60, në dritaren pa xhama të barakës ku jetonin.

Shehriar Frashëri Çelo, me mbesën e vogël, vajzën e Tefik Çelo. Foto e bërë më 1 maj 1975.

Edison dhe Elinora Çelo, (vëlla e motër), fëmijët e Tefik Çelo, nipit të Mehdi Frashërit, në internim në fshatin Gradishtë të Myzeqesë.

Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit me bashkëshorten Vexhije, në internim në fshatin Gradishtë, në fillimin e viteve ’70.

Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit në internim në fshatin Gradishtë. Foto e bërë në moshën 27 vjeçare, ku ai ende ruan veshjet e shtrenjta të markave europiane, të trashëguara nga babai i tij, Remziu, që nga periudha e Luftës, kur ende nuk kishte përfunduar në internim.

Lek Mirakaj nga familja e njohur e Kol Bib Mirakajt me origjinë nga Puka, (në plan të parë, i ulur) dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës që punonin në ndërtim të objekteve të kooperativave bujqësore.

Moisi Mirakaj dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës së internimit.

Një grup të internuarish gjatë kohës që punonin në ndërtim: Abdurrahman Kaloshi, Tefik Çelo, Evgjen Merlika, Sherif Kaloshi, Halil Zenuni, Gëzim Bylykbashi etj.

Halil Zenuni Tefik Çelo dhe Genc Pervizi (lart), Reshit Qazim Mulleti, Moisi Mirakaj dhe Lek Mirakaj, gjatë kohës që punonin në ndërtim.

Në këmbë lart nga e djatha: Abdurrahman Kaloshi, Valentin Prenk Pervizi, Neim Staravecka, Mimika Çelo (nusja) Vexhije Çelo, Tefik Çelo, Lek Preng Pervizi, Viktor Hasan Dosti, Men Mena dhe Ernest Hasan Dosti. Poshtë të ulur: Suzana Kaloshi, Genc Preng Pervizi, Bajazit Kaloshi, Babeta Dosti, Tomorr Hasan Dosti (me të bijën) dhe Arta Dosti. Foto e bërë me rastin e ceremonisë së martesës së Mimika Çelos, motrës së Tefik Çelo.

Naim Staravecka, Halil Zenuni, Moisi Mirakaj, Genc Pervizi, Gazmir Kaloshi, Lek Previzi, Lek Mirakaj dhe Tomorr Dosti (anash në të djathtë të fotos me lopatë në dorë), gjatë ceremonisë së varrimit të një bashkëvuajtësi të tyre.

Ylber Starova, (vajza në krah tij, e paidentifikuar) Mimika Çelo, Tefik Çelo, Veronika Hasan Dosti, si dhe Ernest Hasan Dosti me bashkëshorten dhe djalin e vogël. Foto e bërë para barakës së tyre në fshatin Gradishtë.

Evgjen Merlika, Lek Mirakaj dhe Tefik Çelo. Foto e bërë në ditët e para të vajtjes së tyre në internim në fshatrat e Myzeqesë, fillimi i viteve ’50.

Lazër Radi (gazetari, publicisti dhe shkrimtari i famshëm), Rrok Rroku, Vexhije Çelo (me fustanin e nusërisë) Tefik Çelo dhe Xhelal Kaloshi. Foto e bërë me rastin e ceremonisë së martesës së Tefik Çelos me bashkëshorten, Vexhijen.

Lekë Mirakaj (i biri i Kol Bib Mirakaj), Mois Mirakaj, Tefik Çelo dhe Neim Xhelal Staravecka. Foto e bërë ditën e ceremonisë së martesës së Tefik Çelos me bashkëshorten, Vexhijen.

Mehdi bej Frashëri, ish-kryeministri i Shqipërisë. Foto e bërë në Romë në vitet ’30.

Shehriar Frashëri (Çelo), (e bija e Mehdi bej Frashërit), me bashkëshortin, Remzi Tefik Çelo dhe vjehrrin e saj, Tefik Çelo, (ulur), që mban në dorë Mimika Çelo, të bijën e djalit të tij, Remziut. Foto e bërë në vilën e tyre në Selanik në fillimin e viteve ’30, ku familja Tefik Çelo, konsiderohej një nga dhjetë familjet shqiptare më të pasura të Greqisë.

Shehriar Mehdi Frashëri, me të bijën, Mimikën. Foto e bërë në Selanik në vitin 1930 me rastin e vitit të ri.

Shehriar Mehdi Frashëri (e katërta nga e majta) me disa nga mikeshat e të afërmet e saj. Foto e bërë në Selanik në mesin e viteve ’30.

Mehdi bej Frashëri me të bijën, Shehriarin. Foto e bërë në mesin e viteve ’30, në Selanik të Greqisë.

Rakip Frashëri, (i biri i Mehdi bej Frashërit), gjatë një aktiviteti me arbëreshët e Italisë. Foto e bërë në fillimin e viteve ’50.

Rakip Frashëri (i teti nga e majta, me një letër të mbështjellë tub në dorë, në krah të Abaz Kupit). Foto e bërë në SHBA-ës, gjatë një aktiviteti të mërgatës antikomuniste shqiptare. Në fillimin e viteve ’70.

Mehdi bej Frashëri me të birin Rakipin (në të djathtë të tij) dhe dhëndrin e tij, Remzi Çelo. Foto e bërë në Selanik, në mesin e viteve ’30.

Mehdi bej Frashëri me të birin Rakipin dhe të bijën, Shehriarin. Foto e bërë në fillimin ne viteve ’40 në Itali.

Mehdi bej Frashëri, në vitin 1943, në Parlament me Regjencën. (Në krah të tij, Mihal Zallari, kryetar i Parlamentit Shqiptar dhe Patër Anton Harapi. Më tej, kryeministri Rexhep Mitrovica dhe regjenti Fuat Dibra)

Kryeministri Mehdi bej Frashëri në vitin 1936 duke shkuar në parlament në mes kordonit të truprojes së nderit.

Rakip Frashëri, gjatë një aktiviteti në vitet ’70 me “Vëndet e robëruara nga komunizmi”, të Europës Lindore, ku ai përfaqësonte Shqipërinë.

Mehdi Bej Frashëri me të birin, Rakipin dhe disa miq të tyre, në Romë në fillimin e viteve ’40.

Ceremonia mortore e Neire Frashërit, (bashkëshortes së Medi bej Frashërit) në Romë në vitet ’70.

Vexhije Çelo, bashkëshortja e Tefik Çelos, me 22 mars 1992, ditën e fitores së Partisë Demokratike, në Gradishtë./Memorie.al