Fotografi të rralla: Mahnitëse si dukej Shkodra dikur… (Video)

Shkodra është një nga qendrat më të shquara të Shqipërisë e Ballkanit, njohur si kryeqendër tradicionale e kulturës shqiptare.

Në videon në vazhdim mund të shihni disa fotografi të vjetra se si dukej Shkodra dikur:


Lexo edhe:

JA SI DUKEJ KISHA E LAÇIT MË 1936- ATY KU MBETËN TË PARALIZUAR 32 USHTARË TË ENVER HOXHËS

Dikur Kisha e Laçit ishte një nga Kishat më të dashura, më të ndjekura. Pastaj prej saj mbeti vetëm një shkëmb i lëmuar nga buzët e besimtarëve që lanë aty, mijëra lutje, dalë nga zemrat.

Kështu shkëmbi i thatë u kthye në simbol shprese e qëndrese. Pushteti komunist i përdori të gjitha mjetet e mundshme për ta zhdukur nga kujtesa e shqiptarëve atë vend të shenjtë e nga zemrat, njërin nga Shenjtorët më të dashur të botës së krishterë. Por as propaganda, as kërcënimet, as policët e ushtarët e rreshtuar, nuk qenë në gjendje ta ndalonin procesioinin e gjatë të vijueshëm të shqiptareve që vit për vit, posaçërisht më 13 qershor, shkonin për të nderuar kujtimin e Shenjtit e për të kërkuar ndihmën e Tij.

Studiuesit e kësaj dukurie të pashembullt në mes të terrorit të Shqipërisë komuniste, ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë mister: një regjim gjakatar thyhej përballë një Shenjti.

E edhe përballë vullnetit të popullit, për ta dëshmuar haptas besimin në një nga Shenjtorët më të njohur në historinë e Kishës katolike. Në atë dështim pa dyshim, ishte fryma hyjnore që dukej e ridukej, me gjithë pushtetin e vet hyjnor, të papërballueshem nga pushtetet tokësore, shprehur përmes mrekullive, të “Shenjtit të mrekullive”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult