Në Galerinë Kombëtare të Kosovës promovohet katalogu i ekspozitës “Dita Natë, Nata Vjet” 

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka njoftuar se të enjten do të bëhet promovimi i katalogut të ekspozitës “Dita Natë, Nata Vjet” të kolektivit HAVEIT, kuruar nga Lulzim Zeqiri.

Promovimi i katalogut do të mbahet të enjten, pra me 15 shkurt nga ora 12:00.

Kjo ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë!

Ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” si qasje konceptuale synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar.

Fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativën vizuale marrin një formë gjuhe univerzale, duke u nisur nga tregime personale, ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet në trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin.

Ky intervenim na fton në një dialog i cili fillon në hapësirë labirinti që paralajmëron parahati. Interaksioni me veprën imersive e zbulon edhe prejardhjen e idesë, ëndrrën, jo vetëm si moment, por edhe si vizion, si dëshirë, si liri, ëndërrën që në të vërtetë është kurth që mjeshtërisht na joshë me anë të butësisë dhe rehatisë: njeriu hyn nën mbulojë të një realiteti të imponuar.

Materiali i gatshëm, jorgani, me madhësi të ekzagjeruar, synon të ironizoj me ëndrrën për të ardhmen dhe mënyrën e të përceptuarit tonë.

Forma e këtij interaksioni artistik me veprën në mënyrë delikate dhe lozonjare ngre pyetjet thelbësore mbi teorinë e drejtësisë dhe praksën e lirisë, e që të dyja tingëllojnë si kureshtje fëmijërore, por që këmbëngulin në përgjigje me kokë rebele. Ndoshta fillet e kësaj parehatie brenda mikrokosmës tonë vijnë nga lindja e pronës me rrethojat e saj, përmes mbretërive, profetëve, krenarisë, poshtërimit, deri te vetmia e turmës bashkëkohore.

Intervenimet me esktetikën e së drejtpërdrejtës, duke mos qëndruar indiferent ndaj të padrejtës, e shndërrojnë bërthamën e kësaj praktike artistike në vlerë të dinjitetit njerëzor.

Haveit, guximshëm e ballafaqojnë ndërgjegjen me vrazhdësinë e patriarkisë dhe me impulset negative që prodhon vuajtja lokale në nivel global.

Tashmë të njohura si grup aktiv në skenën e artit, me këtë ekspozitë që trajton ëndërrën si pjesë tonën më intime, vazhdojnë tutje mihjen përbrena qenies sonë, duke ngritur pyetje thelbësore për shoqërinë.

ObserverKult  


azem shkreli

Lexo edhe:

CIKËL I ZGJEDHUR ME POEZI TË AZEM SHKRELIT: GURI I MARTINIT

Në 86 vjetorin e lindjes, poetja Naime Beqiraj ka përzgjedhur një cikël poezish të Azem Shkrelit, për të kujtuar e nderuar krijimtarinë e tij:

PRAPË UNË E AI GUR

Rugovë 1989

Prapë unë e ai gur një muranë një mur
Zëri qielli hapi përmbi maje rrapi
Hajla Kacuberri tek thërmohet terri
Lami Bajram Musa më pret te Tre Pusa
Tahir Ibra Taku me një ballë oxhaku
Rama Ramë Elezi koburet pas brezi
Rri e pi me llullë digjet tokë e kullë
Ma këndo gjeth ahu këngën maje krahu
Vegim mos m’i qeshe vitet mbi qeleshe

GURI I MARTINIT

M. Camajt

Miku i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me “Një fyell ndër male”
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale

Dhe sot pas sa vitësh që s’na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit

Më lër dhe pakëz, me lër, Guri i Martinit
T’ia mbaj dorën në krah si andej në Malësi
T’ia ftoh shkrumët e mallit e të mërgimit
Dhe do shkoj, s’do rrij

Pse gurët dhe poetët nëpër botë
I dashka të shpërndarë ky dhé i yni
Zi nuk mbajmë, po kurrë mos qofsh e kotë
Dhembje në Gur Martini

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult