Brikena Çabej, përkthyesja dhe botuesja e njohur shqiptare së fundmi në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi të rralla të babait të saj, gjuhëtarit Eqrem Çabej, të realizuar në vitin 1971.
E në këtë fotografi, Çabej shihet gazmor në mesin e kolegëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Njëra nga fotografitë mban përshkrimin “Prishtinë, 20 maj 1971, me studentë të gjuhë-letërsisë e me mikun e vjetër, doktor Xheladin Deda”, derisa tjetra “Universiteti i Prishtinës, maj 1971”.
ObserverKult
Lexo edhe:
EQREM ÇABEJ SHKROI HIMNIN E FLAMURIT, POR PSE E “FSHIU”?
Himni i flamurit që shkroi Eqrem Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e Zotit, për liri dhe për Atdhe!
Më 1937-ën, Çabej do të shkruante këtë himn, në konkursin “për një himn të ri, me frymë thjesht shqiptare”. Por, ai e tërhoqi këtë krijim nga konkursi, kur mësoi se në këtë konkurs ishin pjesëmarrës personalitete të cilët, Çabej i nderonte dhe i çmonte shumë, duke mos e konsideruar veten të denjë të matej.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
CIKËL POETIK NGA TRËNDELINA TERZIU-OMURI: MALLKIMI I VJESHTËS
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga poetja Trëndelina Terziu-Omuri:
SI SHIU I SOTËM
Si shiu i sotëm jam e mërzitur
Vras mendjen nëse po bëj mirë apo keq.
E detyruar të bëj si një fëmijë
Mërzinë e shpirtit a mund ta heq.
Mes tymit të duhanit
Shpirtin më tepër e nxij
Oh, si nuk çmendem nga çmenduria!
Në këtë vend të humnershëm
Para pasqyrës lotët lëpij
Si të lëpija ujin e bekuar.
Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult