Fotografi vërtet e rrallë ku shihen bashkë Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu

hasan prishtina dhe ahmeti zogu

Në fotografi, Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu.

Poza është shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruante, kohë me parë, Blendi Fevziu, i cili përcjelli këtë shkrepje historike.

“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.

Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.

Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruante ai.

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, Vjenë 1917

ObserverKult

Lexo edhe:

NGJARJA E PANJOHUR MË 1933: PSE U QËLLUA MBI HASAN PRISHTINËN NË SELANIK?ISHTINËS”

Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 88 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933.

Teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë, Hasan Prishtina. Ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi.

Sipas shtypit grek, personi që qëlloi me pesë plumba mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo. Ai njikohësiht ishte edhe mik i ngushtë i viktimës.

Plot 88 vjet më parë, të gjitha gazetat që botoheshin në Shqipëri dhe ato të diasporës, publikuan lajmin e bujshëm të vrasjes me atentat në qytetin e Selanikut.

Sipas shtypit shqiptar të asaj kohe, atentatori që kishte qëlluar me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, ishte shqiptar, madje mik i nguhstë i viktimës dhe quhej Ibrahim Çelo.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU