Foto e parë e qeverisë
Nga Kastriot Dervishi
Kabineti i Iljaz Vrionit që drejtoi vendin në periudhën 19 nëntor 1920-1 korrik 1921, veç të tjerash, ishte i pari që la një fotografi. Nuk njihen foto të tjera të mëparshme të qeverive.
Nga e majta: Kristo Floqi (ministër i Arsimit), Selahundin Shkoza (ministër i Luftës), Iljaz Vrioni, Tef Curani (ministër i Financave), Xhaferr Ypi (ministër i Drejtësisë). Mungon në foto ministri i Punëve të Brendshme, Mehdi Frashëri, i dekretuar me vonesë pas dorëheqjes së Fuat Dibrës./ ObserverKult