Fotografitë e rralla: Pamje nga dita kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës…

Enver dhe Nexhmije Hoxha

Fotografitë e rralla që i sjellim në këtë tekst, të rënies së regjimit komunist, tregojnë momente të ndryshme të kësaj dite të rëndësishme të historisë së Shqipërisë…

Pas një varg ngjarjesh që ishin shënuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, gjatë vitit 1990, me karakter protestues kundër regjimit komunist- protestat studentore, nisur më 8 dhjetor 1990, shënuan hapin vendimtar që çoi drejt përmbysjes së diktaturës.

Protestat e para ishin shënuar që në janar 1990, në Tiranë, më tej në Kavajë, Shkodër, Elbasan e Durrës.

Ngjarjet e dhjetorit 1990, u pasuan më tej me përshkallëzim të protestave, në fillim të vitit 1991, dhe kulmuan pas grevës së urisë së një grupi studentësh, të cilët frymëzuan gjithë banorët e kryeqytetit, për të dalë në rrugë e për të mësyar sheshin Skënderbej.

Mesdita e 20 shkurtit shënoi një prej akteve më domëthënëse të përmbysjes së regjimit 45-vjeçar komunist, rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha.

Fotografitë e rralla që sjellim të rënies së regjimit komunist, tregojnë momente të ndryshme të kësaj dite të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

——————————————————————————————

Lexo edhe:

Estrada e Tiranës: Nga Irma Libohova, Bujar Kapexhiu e të tjerë (fotot e rralla)

Estrada e Tiranës, sikurse ato të rretheve, sot janë drejt zhdukjes. E themeluar 65-vjet më parë, nga kjo Estradë kanë ngelur vetëm një pjesë e aktorëve të brezit të dytë e atij të tretë, të viteve 80-të.

Estrada e Tiranës u themelua më 2 maj 1952, si pjesë përbërëse e teatrit të varietesë.

Në vitet menjëherë pas luftës teatri i varietesë mori një zhvillim të dukshëm. I cili u konkretizua me krijimin e disa trupave humoristike në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

Interpretimi në humor arriti vlera të larta artistike jo vetëm me krijimin e estradës së Tiranës.

Shfaqja e parë

Shfaqja e parë që hapi aktivitetin e estradës ishte pikërisht ajo me titullin “Estrada Nr. 1”. Pas kësaj pasuan edhe shfaqje të tjera me titujt “Estrada Nr. 2”, “Estrada Nr. 3”, “Estrada Nr. 4” e kështu me radhë. Gjatë viteve 80′ dhe 90′ Estrada e Tiranës kishte një trupë prej mëse 65 personash.

Brenda një viti organizoheshin rreth 80 shfaqje artistike. Përfshi këtu edhe ato të shfaqura nëpër fshate, ndërmarrje prodhimi, reparte ushtarake etj.

Përgjatë një periudhe mëse 50-vjeçare nga Estrada e Tiranës u shfaqën mbi 250 premiera artistike. Më 2 prill 2005 Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion duke u shndëruar në një shoqatë teatrore.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU