Për herë të parë për Report Tv,flet fotoreporteri Luca Turi që dokumentoi zbarkimin e anijes Vlora me 20 mijë shqiptarë në Portin e Barit. Ai rrëfen të panjohurat e asaj dite si dhe refuzimin që anija pati për tu ankoruar në Brindizi. Sipas Luca Turi ishte vendimi i kryebashkiakut Erico Dalfino që refuzoi urdhërat e Romës për ti kthyer pas shqiptarët, momenti që ndërtoi një urë miqësie mes dy popujve.
Kanë kaluar 30 vite prej këtyre pamjeve e fotove të imazheve të anijes “Vlora“ me 20 mijë shqiptarë në bord, në emigrim për një jetë më të mirë. Foto Reporteri Luca Turi nga Bari, tregon për Report Tv se ajo ditë ishte impresionuese jo vetëm për të si pjesë e medias, por edhe sfida me të cilën u përball Italia. Për Lucën ai lum njerëzish në të njëjtën periudhë me rënien e Murit të Berlinit, ndryshoi jo vetëm marrëdhëniet Shqipëri-Itali, por edhe botën. Ai shpjegon se anija fillimisht u ndal në Brindizi, por atje u kthye pas dhe në Bari, me vendim të kryebaskiakut Erico Dalfino që pranoi shqiptarët të zbrisnin për të prekur tokën. Pas 3 dekadash fororeporteri që dokumentoi historinë më të trishtë të emigracionit shqiptar, sot thotë se është pjesë e pandashme e kësaj historie. Jo vetëm për filmimet dhe fotot. Por ai ka një pasaportë shqiptare. Në bari një ditë më parë u mbajt edhe një ceremoni zyrtare në përkujtim të zbarkimit të 20 mijë shqiptarëve në kalatën e 14 të portit të barit mëngjezin e 8 gusht 1991.
Gazetari: Përshëndetje Luca, faleminderit për mundësinë e kësaj interviste me Report Tv.
Luca: Ju lutem, Faleminderit juve.
Gazetari: Luca, sot jemi 30 vite pas. Dje keni bërë edhe një ceremoni. Së pari doja t’iu flanderoja për këto videon e fotot e 8 gushtit 1991. Si ishte kjo ditë për ju si fotoreporter e për Barin?
Luca: Dita e sotme është një kujtim i madh, edhe për aktivitetet e bukura të mbajtur në Bari. Ku ishin të pranishëm kryebashkiakët e Durrësit e Tiranës me zyrtarë italianë. Kujtimi është i tillë, që të vë në lëvizje. Të kujtosh atë ditë, një ditë e nxehtë është impresionuese. Ajo masë njerëzish, burra, gra, fëmijë, në Portin e Barit që vinin me anije pas shumë orë udhëtimi. Ishin thuajse të dëshpëruar, hidheshin të gjithë në det, kishin nevojë të laheshin, kishin nevojë për pak ujë. S’pinin prej ditësh. Ata ishin mbi një anije që transportonte sheqer. Nuk kishin ushqim, s’kishin asgjë. Zbritën menjëherë në pankinën 14 të portit, ku u bllokuan aty dhe do duhej gjetur një destinacion ku do shkonin.
Filloi një organizim dora dorës, u deshën disa orë, asgjë nuk u bë menjëherë. Ata ishin klandestinë. U montuan disa tenda nga Kryqi i Kuq, filloi shpërndarja e ujit dhe filloi ndihma ndaj shqiptarëve të mbërritur me anijen.
Gazetari: Luca, kjo histori sot është edhe një urë miqësie mes Italisë e Shqipërisë, po pa pamjet e tua, ndoshta nuk do të ishte kështu. Filmuat vetëm ju, është vetëm foto e djalit tuaj Lorenzo. Si ishte ajo ditë, kishte media interes atë ditë, pasi edhe media sot pas 30 vitesh është më e zhvilluar.
Luca: Me agjencinë time atë ditë, ishin disa persona. Unë po xhiroja për Rain. Djali im në skafin e Guardia di Finanza. Të tjerë bashkëpunëtorë. Kishte shumë për të bërë atë ditë. Atë kohë isha thuajse i vetëm. Kam filmuar për Rain, Ansën, Gazetën Mezogiorno. Le të themi nëse do të ishte reparti im dhe insistimi im, kjo histori s’do ishte e njohur. Demonstrimin e parë të kësaj foto e kam bërë në 1995-1996 në Galerinë në Tiranë. Kisha një preokupim, ta bëja të dukshme këtë imazh, nuk e dija si do e mernin shqiptarët.
Gazetari: Keni bëri edhe një libër për këtë histori? Është vetëm në italish?
Luca: Libri është në italisht, në shqip dhe në anglisht. Ky libër është prezantuar dy vite më parë dhe në bordin e një anije e kemi sjell në Shqipëri. Në Durrës. Ishte një risi, promovimi i një libri në bordin e një anije. Dhe po atë ditë e kemi prezantuar librin edhe në Durrës.
Gazetari: Luca, në këtë histori jeni Ju, djali juaj Lorenzo. Por është edhe një kryebashkiak një njeri i madh si Erico Dalfino. I cili ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ai tha unë nuk i kthej pas këta njerëz. Ke patur mundësi të flasësh me kryebashkiakun, ishte e vështirë për të, për vendimin që ai mori më 8 gusht 1991.
Luca: Të ta shpjegoj. Kryebashkiaku i Barit, Dalfino erdhi menjëherë në port. Ai ishte i impresionuar për çfarë kishte ndodhur. Ishte një ngjarje botërore, dhe s’dinte si të ndihmonte këta persona. Ai tha janë persona, janë persona, donte të thoshte ti ndihmojmë janë njerëz. E vetmja mundësi ishte të dërgoheshin në stadiumin ‘Vitoria’. U transferuan atje me autobus, ku u mendua të bëhej një vendqëndrim provizor. Ishin shumë, s’mund të dërgoheshin në një hotel.
Nga Roma vinin disa urdhëra ku thuhej një fjalë që s’duhej thënë. Pati edhe një incident mes kryebashkiakun e presidentit. Roma s’donte ti lejonte të futeshin në Itali. Thonin dërgojini pas. Anija fillimisht shkoi në Brindizi. Prefeketi i Brindizit tha s’jemi të përgatitur për t’iu pritur.
Në Bari pati po ashtu vështirësi, komandati i anijes Vlora, Hali Milaçi unë e përshkruaj si hero. Milaqi kishte fikur dritat, kishte fikur radiot e nuk dallohej. Marina italiane tentoi ta ndalojë, por komandanti Milaqi tha se kam të plagosur e sëmurë në bord. Pastaj ata e lejuan të futeshin në port, ku me qetësi u ankorua anija në pankinën 14, ku janë tashmë këto imazhe që njeh gjithë bota.
Gazetari: Luca, sa ka zgjatur ky udhëtim?
Luca: Anija nga Porti i Durrësit ishte në riparim. Shkoi vala e parë njerëzve, Halim Milaqi ka folur me drejtorin e agjencisë. Ai e urdhëroi të shkarkojë sheqerin. I është hapur porti dhe me shpejtësi kanë hipur njerëzit dhe ka nisur udhëtimi. Udhëtim i cili nisi pasditen e 4 e 5 gushtit. Në Brindizi erdhën në 7.30 të 8 gushtit më 1991 dhe po 8 gusht 1991 ora 8:30 maksimumi erdhën në ora 9. Në Shqipëri u hap lajmi se porti është hapur, dhe të gjithë marshuan drejt portit.
Gazetari: Në Bari, anija erdhi më 8 gusht?
Luca: Anija erdhi në orët e para të mëngjezit të 8 gushtit, maksimumi ora 9.
Gazetari: Luca, pas 30 vitesh ke kontakte me emigrantet që kanë qenë në atë anije? Kjo ditë ndryshoi historinë e Shqipërisë, por edhe histroinë e jetës dhe atyre që ishin në bordin e anijes Vlorës.
Luca: Shqipërinë e dua e kam një marrëdhënie të vecantë. Unë tashmë kam një pasaportë e kartë identiteti shqiptare. Me miqtë shqiptarë, flas thuajse cdo ditë.
Gazetari: Pyetja e fundit? Këto pamje, kjo foto është ripërsëritur më në Bari. Apo është një histori Unike që nuk rikthehet kurrë.
Luca: Është një histori Unike në Bari. Ka patur një të ngjashme në muajin Mars para kësaj, por ishin shumë më pak. Është një histori unike në botë sepse me 20 mijë persona, me hapjen e portave që hapeshin Shqipërisë drejt Italisë ishte impresionuese. Kjo histori ndodhi në të njëjtën periudhë me rënien e Murit të Berlinit dhe fakteve të mëdha që po ndryshonin botën dhe jetën./shqiptarja